Borussia Dortmund ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Bayern Leverkusenin për mbrojtësin, Omer Toprak.
Ekipi i Thomas Tuchel ka rënë dakord të paguaj klauzolën e mbrojtësit të kombëtares së Turqisë, e cila thuhet të jetë 12 milionë euro.
Toprak ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare, ndërsa gjatë verës pritet të kaloj në Borussia.
“Omer Toprak është një mbrojtës i fortë dhe me përvojë ndërkombëtare” thuhet në deklaratën e klubit.