Në Konferencën e Tretë të Koordinimit të Donatorëve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi prezantoi temën “Punësimi: Sfidat e krijimit të vendeve të reja të punës në rajon”.
“Konferenca si kjo nxisin iniciativa të reja, forcojnë bashkëpunimin dhe mundësojnë që të flasim një zëri para donatorëve”, është shprehur Abrashi.








































