Ministri i Ministrisë së Diasporës u takua me Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,

Ministri i Ministrisë së Diasporës u takua me Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,

17.03.2017 00:08:59

Ministri i Ministrisë së Diasporës, z. Valon Murati, priti në një takim njoftues përfaqësuesit e  Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,  në krye me kryetarin e këtij lobi,  z. Shukri Ymeri.

Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare.  Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro –Atlantik Shqiptar  është  ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i  traditës shqiptare.

Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik.

Në fund të takimit, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij,  konkretisht ndihmë diasporës sonë.