Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për Dash Kupën, njërin prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Patrioti” për grabitjet miliona eurove në rrugën e Rinasit.
Më herët këtë vendim e kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, por Kupa kërkoi një masë më të lehtë sigurie. Ky person është arrestuar me 23 shkurt të 2017, në kuadër të operacionit “Patrioti”, pasi grupi hetimor dyshon se është i përfshirë në grupin kriminal të grabitjeve të bankave. 41-vjeçari me banim në Tiranë u arrestua në pikën kufitare të Morinës, teksa po hynte në Shqipëri. Ai akuzohet për vjedhje me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Të arrestuarit janë:
Deri tani numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë.
1- Fatjon Xhyliu – arrestuar më 14 shkurt 2017
2- Ditjon Memlika – arrestuar më 14 shkurt 2017
3- Neim Avdylaj – arrestuar më 14 shkurt 2017
4- Ernest Kupa – arrestuar më 14 shkurt 2017
5- Admir Çerpja – arrestuar me 18 shkurt 2017
6- Dash Kupa – arrestuar më 21 shkurt 2017
7-Aleksandër Murataj – arrestuar më 14 mars 2017
8- Dritan Sinani – arrestuar më 14 mars 2017