AKR e VV në Mitrovicë paralajmërojnë koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale

19.03.2017 20:49:58

Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shqyrtuar mundësinë për lidhjen e koalicionit parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale në Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për Informim e AKR-së në Mitrovicë, përmes të cilit është njoftuar për një aktivitet të përbashkët të këtyre dy partive të cilat bashkë qeverisin me Mitrovicën Jugore.