Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Bajram Mulaku ka konfirmuar për Rtklive se në mëngjesin e sotëm nga një person i armatosur është kërcënuar.
Ai tha se personi në gjendje të dehur ka kërcënuar atë dhe rojet e komunës, por që situata është menaxhuar në mënyrën më të mirë.
“ Në mëngjes e sotëm një person në gjendje të dehur dhe nën kërcënimin e armës ka tentuar që të hyjë në zyrën time, por që në bashkëpunim me rojtarët e kemi sanuar gjendjen”, ka thënë Mulaku për






































