Edhe pas sulmit të mbrëmshëm, Kuvendi zhvillon sot seancën plenare

05.08.2016 12:08:43

Edhe pse objekti i Kuvendi të Kosovës është sulmuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar supozohet nga një predhë, sot pritet që të vazhdohet seanca e djeshme plenare.

Kjo gjë është bërë e ditur nga një njoftim i Kuvendit të Kosovës për media.

Sipas njoftimit, seanca pritet që të fillojë në ora 12.00 ndërsa në rend dite do të jenë këto pika:

Rendi i ditës:

1.            Votimi Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

2.            Votimi i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

3.            Votimi i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare,

4.            Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

5.            Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

6.            Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor,

7.            Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

8.            Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

9.            Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,

10.          Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.