Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas një konflikti për motive të dobëta me tre shtetas të panjohur, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur në pjesën e legenit shtetasi S.Sh. 21 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë penale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.






































