Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka bërë të ditur se disa studentë të rinj kanë aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se studentët duhet të prijnë në procesin e ndryshimeve.
Ky është postimi i plotë:
Studentët duhet të prijnë në procesin e ndryshimeve pozitive!
Nga sot Aleancës i bashkohën;
Durontina Shala( PDK) nga Klina
Jetmire Lulaj(LDK) nga Isniqi i Deçanit
Donard Selmanaj( PDK) Lipoveci i Gjakovës
Jetlind Gjocaj votues i ri i AAK-së!
Vazhdojmë bashkë drejt ndryshimit…
Ramush Haradinaj është Kosova!






































