Historianët kanë reaguar në lidhje me sulmin në Kuvendin e Kosovës. Me anë të një komunikate kanë thënë se ky sulm është kundër lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
HISTORIANËT E DEÇANIT : SULMI KUNDËR KUVENDIT TË KOSOVËS – SULM KUNDËR LIRISË E PAVARËSISË SE KOSOVËS
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuvendit të Republikës se Kosovës, sulm ky i kryer ditë me parë.
Akti i sulmit ndaj Kuvendit të Republikës se Kosovës, është akt i pa pranueshëm dhe i dënueshëm.
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ju bën thirrje institucioneve të sigurisë që të hulumtojnë këtë akt dhe ata që e sulmuan Kuvendin e Kosovës të dalin para drejtësisë.