Themelohet Komisioni për njohjen e statusit të të dhunuarve gjatë luftës

28.04.2017 10:23:58

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta themelojë Komisionin për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se në një mbledhje tjetër do të dihen detaje të tjera rreth këtij komisioni.