Plagos me armë shtetasen shqiptare në Prizren: Arrestohet!

07.08.2016 16:04:49

Në Prizren është arrestuar një mashkull pasi që në një lokal pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën femër që është shtetase e Shqipërisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Kurse nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit TT me një karikatorë, dy fishekë dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm.  Me vendim të prokurorit ai është dërguar për mbajtje.