Dortmundi i rrëmben vendin e tretë Hofenheim

06.05.2017 21:35:36

Borusia e Dortmundit rriti ndjeshëm shanset për kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Champions duke i rrëmbyer vendin e tretë Hofenheim që u mund 2-1  në përballjen direkte në Signal Iduna Park, aty ku skuadra e Tuchel pati një fillim ëndrrash me Marco Reus që shënoi pas vetëm 4 minutash .

Verdhezinjtë në avantazh dhe kishin shansin për të dyfishuar nga pika e bardhe për një penallti të akorduar për faullin e Pavel Kaderebek ndaj Reus në minutën e 12-të, por Pierre-Emerick Aubameyang shpërdoroi shansin. Gjithsesi Aubemayeng ja doli të shënonte në minutën e 83 këtë herë me kokë.

2-0 dhe Hoffenheim u përgjigj menjëherë , me Andrej Kramaric që ngushtoi distancën nga pika e bardhë e11 metërshit por Dortmundi ja doli të mronte fitoren në minutat e mbetura për të siguruar vendin e tretë me dy pikë diferencë ndaj ndjekësve të Hoffenheim kur mbeten dhe dy javë nga fundi i kampionatit.

Bajerni që siguroi që javën e kjaluyar titullin kampion, nuk u relaksua përballë DFamstad përkudnrazi, fitoi 1-0 falë golit të shënuar nga Juan Bernat. Rezultat që sanksionon rënien nga kategoria për Darmstad që vuri shpirtin në fushë në Alianz Arena por e kishin të pamundur përballë një skuadre superiore. Penalltia e humbur nga Hamit Altintop është padyshim e dhimbshme për Darmstad duke lënë pikëpyetjet se cfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte shënuar, por gjithsesi kjo skuadër e kishte marë rrugën drejt rëniues më herët këtë sezon .

Fitore me goleadë për Leipzigun që blindoi vendin e dytë. Skuadra surprizë e këtij sezoni mposhti lehtësisht me rezultatin 4-1, Herthën e Berlinit brenda në stadiumin Olympiastadion. Me nga një dygolësh dy sulmuesit e talentuar të Leipzigut, Thimo Werner dhe Davie Selke, i dhanë fitoren skuadrës së Ralph Hasenhuttl. Hertha me këtë humbje komplikoi kualifikimin e saj në Europa League për sezonin e ardhshëm ndërsa goli i vetëm i skuadrës kryeqytetase ishte një autogol i Rani Khediras, vëllait të mesfushorit të Juventusit dhe kombëtares gjermane Sami Khedira.