Deputetët e LDK-së arrijnë në Kuvend, së shpejti fillon takimi me ambasadorin Delawie

09.05.2017 10:16:35

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar të arrijnë në Kuvend, në takimin që së shpejti pritet të fillojë ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ndër deputetet e para që ka arritur në Kuvend është Vjosa Osmani.

Ambasadori amerikan përmes këtij takimi me deputetët të LDK-së, po tenton t’i bindë ata që ta votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi.

Pak më parë ambasadori Delawie pati një takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.