President i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një telegrami Steimeier shprehet se miratimi konsensual i reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit ligjor, ndërsa e kujton presidentin e ri se vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajturave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Letra e plotë e presidentit gjerman
Zoti President,
Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombësve të mi, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.
Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajturave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.