Nga Rexhep Kastrati
Ka disa muaj që Serbia shumë fort po bën fushatë në krah të Ramushit! Tash paskan thënë se po u bë Ramushi kryeministër, procesi i ushtrisë së Kosovës është i pandalshëm. Tamam ashtu siç thoshte Pali: Ramushi është arrestuar se është i vetmi që mund t’ia ndal turrin Serbisë! Sa shumë po bashkërendohet Serbia me fushatën zgjehdore të koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe sa shumë po ka qejf që ky koalicion t’i fitojë zgjedhjet, sepse është koalicioni shpresës për Serbinë, sepse është koalicion që ka bërë bashkë hashimin, kadriun dhe Ramushin. Dhe si fillim, Serbia pret që në rast fitoreje, të vazhdojë proedimi i nismës së hashim Thaçit, e cila do ta fundoste procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës, dhe do të hapte rrugën për krijimin e një ushtrie serbe në Kosovë, përaktësisht do të vendoste bazat për destabilizimin e Kosovës drejt një lufte të re shqiptaro-serbe, përkatësisht drejt një lufte të re ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ashtu siç kam thënë vazhdimisht gjatë viteve, dhe siç po pohojnë edhe shtete dhe agjensi të specializuara botërore.






































