Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt se lëre më takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
“Nuk kam pasur kurrfarë takimi me Mustafën, as kontakt nuk kam pasur me të se lëre më takim”
“Unë nuk i vlerësoj njerëzit kryekëput nga personaliteti i tyre, por nga pozita e tyre”, tha Kurti.
“Në kohën e VLAN-it, Isa Mustafa tingëllonte si Vëetëvendosje, kur doli atje tingëlloi krejt tjetër njeri”.
Kurti bëri të ditur se zyrtarë të LDK-së e kishin kontaktuar Vetëvendosjen 10 minuta pas mesnatës duke iu kërkuar me dëshpërim që të bëjnë diçka, me mesazhe të stilit “aman po merremi vesh, çfarëdo kompromisi”.
Kurse, kandidati për deputet i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka, ditë më parë ka thënë se kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka qendruar para 5-6 dite në shtëpinë e Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së.
”Isa Mustafa ishte para 5 ditësh tek Vetëvendosje. Pacolli ishte në bisedime të vazhdueshme me Vetëvendosjen për koalicion. Janë takuar Isa Mustafa e Albin Kurti, këta të Vetëvendosjes nuk e dijnë se nuk iu kanë tregu të shkretëve’’ është shprehur Zeka.