Xhavit Drenori thotë se dikush tentoi ta sulmojë fizikisht

10.06.2017 14:41:16
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka pretenduar se dikush sot ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

Ai thotë se shpëtoi pasi kishte shumë njerëz afër, kurse ka bërë të ditur se tashmë e ka njoftuar policinë.

Lexo postimin e Drenorit:

Gjakrat po nxehen ne Drenas.

Miq,

pata nje tetim sulmi fizik ne Drenas.

Fale Zotit kishte edhe njerez tjere aty dhe e ndalen agresorin se perndryshe ne prani te vajzes sime 8 vjeqare ku ta di si kishim perfundu!

Tash sa e lajmerova rastin ne stacion te policise dhe pres qe organet e rendit te merren me rastin.

Nje porosi: fyerjet, shantazhet dhe sulmet mua vetem sa ma forcojne bindjen te qendroj edhe me i forte ne gare.

Neser, sic kemi marre informacione, ne Drenas do te kete shume pune policia dhe prokuroria sepse tashme u kemi rene ne gjurme menyres se manipulimit te votuese.

PS.: Djali i agrosorit te sotem “po rastise” qe ne rrjete sociale, ne zgjedhjet e fundit ma kishte permend edhe PLUMBIN.

Tash besoj qe duhet me dhane llogari edhe ai per kete pune.