Kuqezinjtë luajnë në mbrëmje me Izraelin, ja formacioni

11.06.2017 17:07:17

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”, atë përballë Izraelit.

Ekipi pritet të niset drejt stadiumit “Sammy Offer” në orën 19:00 ndërkohë që pritet të jenë disa qindra tifozë shqiptarë të pranishëm në impiant, në mbështetje të kombëtares, një pjesë e të cilëve jetojnë dhe punojnë në Izrael.

Sa I përket formacionit, “Supersport” prej 3 ditësh ka zbuluar se kush mund të jetë rreshtimi I kuqezinjve në këtë përballje, me De Biasin që do të rikthehet te skema 4-1-4-1 ku titullarët janë si vijon: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Abrashi, Hyka, Roshi, Memushaj, Sadiku.