Vuçiq dhe blofet e tij

10.08.2016 08:55:16

Prof. dr. Muhamet Mustafa

Derisa ne këtu Kosovë po përballemi me një luftë primitive politike partiake e cila proceset e
shtetndërtimit po i vështirëson deri në dhembje sot , me rastin e inaugurimit në madatin e ri si kryeminster i Serbisë , Vucic vazhdoi me avazet e vjetra dhe të blofit duke deklaruar se gjoja nuk do të heq dorë nga “mbajtja “ e kontorllit tek Trepça , Ujmani dhe Brezovica. Gjoja se ai ka forcë që ta bëjë këtë dhe se tani ka këtë kontroll. Ai kete e ben me qellim te desatbilzimit te Kosoves , sepse e di se si ngjiten shume ketu per floskulat tij, Ai në fakt edhe ne bisedimet e Brukselit është i detyruar të bejë dialog dhe te pranojë hapa pas hapi realitetin e Kosovës se pavaruar, që nganjëhërë don ta mohoje, duke e luajtur një lojë struci. Me nje taktikë lodhëse të rinegocimit të marrveshjeve tanimë të nënshkruara , me obstrukcion në zbatimimin e këtyre marrëveshjeve, ai po servison tensione ndëretnike dhe pengon edhe rajonin në integrimet europiane. Sa për Trepçen ajo ka hyrë në rrugëzgjdhje dhe kjo do të jetë edhe në dobi të komuniteteve minerare në Ksoovë duke përfshirë edhe minjerat dhe punëtor ët dhe Vucic e di se nuk është faktor determinues. Ai e di se në Akumulimin ujor strategjik të Kosovës ne Ujman dhe për ndërtimin e Hirocentralit atje Serbia nuk ka investuar asgjë . E sa i perket Brezovicës , Kosova do gjej investimet të cilat do të jenë në dobi edhe të komunitetit serb në Shterpce që gjithnjë e më mirë po integrohet në institucionet e Kosovës.
Fjal ë t e Vucic duhet te merren si provokim dhe blof, po nuk duhet të nënçmohen. Tanimë edhe Kryeminstri i Kosovës e theksoi se duhet nj ë rishikim i dialogut. Do të thoja se Qeverisë serbe duhet ti bëhet qartë me dije se taktika e blofit nuk do tolerohet edhe me tutje dhe nëse shpejt nuk zgjidhet çështja e kodit telefonik, nëse vazhdon të pengohet antarësimi i KOSTT në forumet përkatëse, nëse pengohet lëvizja e lirë dhe kthimi i pronarëve shqiptar në pronat e tyre në veri të Kosovës, nëse edhe m ë tutje tentohet t ë servisohen struktura ilegale paralele të qeverisë serbe, Kosova në mënyrë energjike duhet të përgjigjet me reciprocitet dhe duhet të zbatoje sankcione ekonomike ndaj Serbisë . Duket taktika sebe e obstrukcionit të zbatimit të marrëveshjeve. Kosova ka shprehur tërë vullnetin dhe angzhimin konstruktiv për zhvillimin e mardhënive fqinjësore, por si duket Serbia ketë po e merr si një hapsirë me shumë për obstrukcion.
Dhe derisa ne përballemi me këto problemet e tentimit te destabilizimit të Kosovës, lufta politike me primesa dhune vetëm i krijon këtyre forcave në Serbi me shume hapësirë për veprim. Nga tymanja në Kuvend, nga dhuna në rrugë dhe kercnimet me destabilizim përfitojnë vetëm tendecat e tilla nga Serbia, e askush tjetër e aq më pak proceset e shtetndërtimit në Kosovës . Eshtë koha e fundit që të heqet dorë nga dhuna me qëllime politike si dhe nga deformimet në funkcionimin e shtetit dhe zbatimin e lIgjit. Se paku, në mos asgje tjetër atherë nga tendencat ashiqare nga Serbia dhe miqtë e saj për destabilzim të Kosovës duhet të kthjellohemi.