Mihai Tudose emërohet kryeministër i Rumanisë

26.06.2017 22:06:39

Presidenti rumun, Klaus Iohannis emëroi ministrin e Ekonomisë në ikje, Mihai Tudose kryeministër të ri, me propozim të Partisë Socialdemokrate në pushtet.

Mihai Tudose, jurist 50-vjeçar, ka dhjetë ditë në dispozicion për të marrë një votëbesimin nga Parlamenti mbi ekipin e tij dhe programin.
Ai do të pasojë Sorin Grindeanu, që u rrëzua javën e kaluar nga PSD-ja, më pakë se gjashtë muaj pasi morri funksionet.