Në Orizare të Velesit protestohet për mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm (Video)

30.06.2017 15:44:29

Kanal5 bën të ditur se banorët e fshatit Orizare të Velesit kanë protestuar sot, duke bllokuar rrugën, pasi që nuk kanë ujë për pije.

Ata thonë se nuk kanë më durim dhe e bllokuan rrugën Veles – Çashkë. Ata janë të revoltuar se edhe festën e Bajramit e kaluan pa ujë dhe theksuan se organet përgjegjëse nuk kanë veshë për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

Kryetari i komunës u zotua se do të ndërtohet një ujsjellës i ri për këtë fshat, mirëpo banorët paralajmërojnë protesta edhe në ditët në vijim.