Shpend Ahmeti e dërgoi ‘krejt’ Komunën në deti, ja sa para u shpenzuan nga buxheti (Dokument)

05.07.2017 17:10:51

Pak kohë para zgjedhjeve lokale, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që të qeras punëtorët e tij me nga një vikend në bregdetin shqiptar.

“Kush ka mundësi të paguaj autobusin vet, ka kohë të lirë dhe dëshiron që të kalojë një vikend në Durrës, shpenzimet i ka të paguara nga Komuna”. Kështu disi u ishte thënë para dy jave të gjithë shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës nga autoritet komunale.

Shumë zyrtarë shkuan e shumë tjerë deshën ta kalojnë vikendin ndryshe.

Disa autobusë u nisën për në Durrës më 16 qershor për t’u kthyer në Prishtinë më 18, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se zyrtarët komunal qëndruan vetëm dy ditë në hotel “Bonita” në Durrës, për aq kohë ishte edhe plani finaciar i Komunës.  Udhëtimin e paguan vet.

Akomodimi, mëngjesi, fjetja, dreke dhe darke u paguan nga Komuna e Prishtinës.

Ky ekskursion, buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtoi 5000 euro. Për të mbuluar shpenzimet e krijuara, kryetari Shpend Ahmerti të mërkurën ka nxjerr vendim që mjetet e shpenzuara të merren nga kategoria e subvencioneve.

“Për udhëtimin e cekur në pikën I te kedi vendimi, ndahet shuma prej5000 (pesë mije) ë,nga kategoria e subvencioneve. ‘Mjetet e cekura në pikën II te këtij vendimi, do të shpenzohen për akomodim, mëngjes, fietje, dreke dhe darke”, thuhet në vendimin e kryetarit Shpend Ahmeti.