Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, ka ndodhur një rrahje në parking të qytetit, shkaku i një mos pagese.
Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari mashkull shqiptar ka sulmuar viktimën mashkull shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore në hundë.
“Pas tretmanit mjekësorë i njëjti lirohet, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim.