Vdiq punonjësi në pusetë, arrestohet përgjegjësi i ndërmarrjes së ujërave të zeza

15.07.2017 10:55:18

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme ku humbi jetën një punonjës i kësaj ndërmarrje.

Po ashtu, siç shkruajnë mediat shqiptare, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ka nisur procedim penal edhe për Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër, si dhe drejtuesin teknik po në këtë ndërmarrje L.P. 52 vjeç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Partizani ” Shkodër, në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk” , ku teksa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, humbi jetën s K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem – Shkodër si dhe u plagosur .Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër.

Policia sqaron se materialet i kanë kaluar prokurorisë se rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ” Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.