Emërimi i Christian Panuccit në krye të bankinës së Kombëtares Shqiptare, ka marrë vëmendjen e medieve në rajon.
44 vjeçari, do të zëvendësojë bashkëvendësin e tij, Gianni de Biasi.
Njëra nga mediet që i ka kushtuar rëndësi emërimit të Panuccit si trajner i Shqipërisë, është ajo kroate, Index.hr.
“Shqiptarët do të drejtohen nga një yll, trajneri i ri i tyre është një legjendë, ish lojtar i Real Madridit, Milani dhe Romës”.