Në ditën e parë u regjistruan 46 deputetë të Kuvendit (Foto)
26.07.2017 17:28:15
Ka filluar sot regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI.
Në ditën e parë, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, transmeton lajmi.net.
Regjistrimi vazhdon nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 – 15:00.