Serbët, të privilegjuar nga buxheti i Kosovës

12.08.2016 11:02:15

Vetura për organizata joqeveritare dhe media, pagesa të rrymës elektrike, furnizim me dru për ngrohje, mbulim të shpenzimeve shëndetësore. Këto janë disa nga shpenzimet që ka bërë Ministria për Komunitete dhe Kthim, për serbët që jetojnë në Kosovë.

Kurse, kur vjen puna për të raportuar për obligimet e papaguar në Ministrinë e Financave, kjo ministri nuk është e rregullt me raportime.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin që shkoi, ku theksohet se ministri i MKK së ka nxjerrë vendime më të cilat janë realizuar dy pagesa të rrymës elektrike nga 2,000€ për qytetarët.