Kina kërkon vazhdimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

16.08.2017 18:31:06

Njeriu i dytë i misionit kinez pranë Kombeve të Bashkuara, Vu Haitao, ka kundërshtuar iniciativën për reduktimin ose përfundimin e punës së misionit UNMIK në Kosovë.

Ai gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, në seancën e KS të OKB-së për raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, ka kundërshtuar kërkesat për dhënien fund të misionit ndërkombëtar, duke thënë se ai duhet të vazhdojë punën.

Kosova dhe SHBA kanë përsëritur edhe në këtë seancë kërkesën për reduktimin e UNMIK-ut, ose dhënien fund të punës së këtij misioni, pasi që është i panevojshëm, duke u nisur nga fakti se Kosova tashmë është shtet i pavarur.