Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kuvendit nga legjislatura e kaluar, Kadri Veseli, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe.
Ai me anë të një postimi në facebook, ka shkruar se kjo plagë e luftës duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve.
Po ashtu, Veseli ka thënë se kryesit e krimeve në Kosovës duhet të marrin dënimin e merituar.
“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe. Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar Veseli.
Që nga lufta në Kosovë ende nuk dihet fati i 1658 personave.