Një zjarr i madh ka rënë në pyllin e Akërnisë në Vlorë. Si pasojë e zjarrit, janë djegur sipërfaqe të tëra të pyllit.
Mësohet se 3 zjarrfikëse dhe 30 punonjës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Punonjësit kanë hasur në vështirësi, pasi zjarri është favorizuar nga era.