Vdes 28-vjeçari, humbi kontrollin me motoçikletë

13.08.2016 21:31:32

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në Tiranë njofton policia.

Sipas policisë 28 vjeçari Jetnis Dollapi ka humbur drejtimin me një motoçikletë të cilën ishte duke e drejtuar, ku për pasojë është përplasur në muret anësore të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-Klubi “Partizani”.  Mësohet se Dollapi ka ndërruar jetë pasi është dërguar për tretman mjekësor. Ngjarja është nën hetime.