A do të dorëhiqet Gruevski? Deklarohet partia e tij

12.11.2017 16:32:40

Sot CivilMedia publikoi lajmin se Nikolla Gruevski ka vendosur të japë dorëheqje nga posti kryetar i VMRO-DPMNE-së, dhe menjëherë pas publikimit të këtij lajmi ndaj medias CIVIL ka reaguar partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

“Nikolla Gruevski është lideri i VMRO-DPMNE-së dhe më tej do të qëndrojë në këtë funksion në pajtueshmëri me mandatin e besuar” kështu reaguan nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE-ja përfundojnë duke thënë se “e keqja më e madhe e këtij shteti është junta e Qeverisë së Maqedonisë e cila do ta dërgojë shtetin në rënie ekonomike dhe varfëri. Gjithçka tjetër është shpërqendrim i çështjeve të rëndësishme”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.