A do të riformatohet Qeveria?

15.10.2016 08:44:22

Riformatimi i Qeverisë pritet të nisë këtë muaj. Partnerët e koalicionit qeveriës tashmë janë dakorduar për nisjen e këtij procesi, përderisa partitë opozitare riformatimin e vlerësojnë të padobishëm dhe kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit.

Drejtues të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) janë shprehur të gatshëm ta fillojnë këtë muaj procesin e riformatimit të qeverisë. Kryeministri Isa Mustafa, duke mos saktësuar se çka do të përfshijë konkretisht ky proces, ka thënë se riformatimi do të fillojë në muajin tetor. Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij pritet t’i ndërrojë ministrat e saj në qeveri, shkruan ‘Zeri’.

Pavarësisht kësaj, deputetë të PDK-së thonë se ende nuk është biseduar për një riformatim të mirëfilltë, sado që siç shprehen ata, e përkrahin një gjë të tillë.