A duhet Kosova të jetë pjesë e Interpolit, që të heq fletarrestet e Serbisë?

08.01.2017 20:13:12

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do t’i mundësonte vendit kyçjen e drejtpërdrejtë në rifreskim të listave të personave që kërkohen ndërkombëtarisht nga Interpoli.

Edhe pse vazhdimisht është kërkuar që çështja e fletarresteve të lëshuara nga Serbia të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Si pasojë e kësaj, ato vazhdojnë të kenë ende efekte për zyrtarët shtetërorë dhe qytetarët e Kosovës.

Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se ka mënyra të ndryshme se si Kosova mund t’i heq këto fletarreste, porse kjo mund të ndodhë veç kur Kosova të jetë pjesë e Interpolit. /Tribuna Channel/