A duhet të ketë shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, flet Sylejman Selimi

21.08.2018 22:33:56

Sylejman Selimi ka folur edhe për idenë e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh.

Ai ka thënë se kufijtë janë të përcaktuar dhe UCK’ja ka luftuar për t’i mbrojtur ato.

“Prej këndit tim po shoh që po hapen tema të ndryshme. Tema e ndarjes ka qenë edhe kur unë kam qenë i vogël, kur unë kam filluar me bashkëvepruar ndoshta në atë kohë. Unë mendoj që nëse do të ishte ndarë Kosovë nuk mendoj se kishte ardhur deri të lufta”,  është shprehur ai.