Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Southamptonit.
Në përballjen e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, skuadrat kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1.
Kjo ishte ndeshja e pestë radhazi që Manchester City i Pep Guardiolas nuk shënon fitore.
City ka dështuar të gjejë fitoren në tre ndeshje në Premierligë, dhe dy në Ligën e Kampionëve, përcjellë .
Kjo është vetëm hera e dytë që Guardiola në karrierën e tij nuk shënon fitore në pesë ndeshje radhazi.
E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në vitin 2009, kur drejtonte Barcelonën.