A e provokoi vetë policia dhunën në protestën e djeshme?

01.04.2018 13:36:31

Një ditë pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, Sali Berisha publikoi një video dallohen edhe e sjelljet provokuese nga ana e punonjesve te Policisë ndaj protestuesve.

Në një video të filmuar nga qytetarë pjesëmarrës në protestë, shihet sesi mes policëve me skafandra e mburoja, një polic qëllon me gurë mbi protestuesit.

“Shikoni se si gangsteret me uniforme te narkopolicise nxisin qytetaret qe te gjuajne me gure! sb”,shkruan ish-kryeministri Berisha.