A e thërrasin Kurtin komandant në Vetëvendosje?

23.01.2018 13:50:52
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se është optimist që Shpend Ahmeti dhe Glauk Konjufca, do të punojnë për pajtimin e të pakënaqurve në VV.

Kurti ka treguar se nga mbledhja që kanë pasur, ka pasur optimizëm, por deri ku kanë ecur gjërat, ka thënë se duhet të pyetën të ngarkuarit.

Kurti ka thënë se ka pasur shpresë se do të ketë edhe kundër kandidat, por që nuk ka ndodhur kjo.

“Nga mbledhja që kemi pasur, unë isha optimist, dhe tash është detyrë e dy të ngarkuarve, Glauk Konjufcës  dhe kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit.  Kam pasur shumë shpresë dhe dëshirë se në këto zgjedhje do të kemi edhe kandidatura të tjera, sipas rregullores së  VV zgjedhjet do të duhej të kishin fushat 4 javore. Por kjo nuk ndodhi jo për fajin tim, ashtu si se 2 ose 3 kandidat nuk e garantojë demokracinë”, ka thënë Kurti, raporton lajmi.net.

Kurti po ashtu është pyetur se a e thërrësin komandant në parti.

“Jo nuk më thërrasin, më herët kam qenë deputet, nuk jemi në luftë me më thirr komandant”.