A është eliminuar Arbnor Dehari ngaqë mund të kishte zbuluar ndonjë lidhje ndërmjet Albin Kurtit dhe Dragana Trifkoviqit?

15.02.2017 13:06:46

Nga Rexhep Kastrati

Rexhep Selimi, ka zgjedhur Prizrenin për të vazhduar fushatën primitive kundër institucionetve të vendit, e në mënyrë të veçantë kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa.

Dhe kjo fushatë ka vazhduar me etiketime dhe me shpifje që ashiqare shihen se bëhen me qëllim që të cenohet funksionliteti, stabiliteti dhe përkushtimi i Qeverisë për të punuar me kapacitete të plota, me normalitetin dhe në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Sikurse më parë, edhe tash, Rexhep Selimi është munduar të paraqesë së kundërkombëtare një Qeveri e cila për herë të parë gjatë 17 viteve ka arritur t’i thotë një presidenti të Serbisë, nuk futesh dot në Kosovë, që për herë të parë arriti t’u thotë provokimeve të tilla si treni i dekoruar me murale dhe ikonografi ultrancionaliste dhe shoveniste serbe, e cila rrënoi murin dhe po bën gjithçka për të eliminuar apo zbutur dëmet që Kosovës i janë shkaktuar nga viti 1999 e këndej, e cila ka arritur që të realizojë reforma substanciale për vendin, që ka arritur që të stabilizojë shumë parametra zhvillimorë dhe të marrë vlerësime të mëdha nga biznesi ndërkombëtar dhe agjensi botërore.

Dhe kur të gjitha këto fushata dhe shpifje dalin nga një individ i dyshimtë dhe shpesh i përfolur për krim politik, siç është Rexhep Selimi, atëherë, është edhe më e qartë se kah buron gjithë kjo fushatë primitive shpifjesh dhe përbaltjesh.

Rexhep Selimi para se të shesë patritizëm, duhet të tregojë se pse e kishte tradhtuar Adem Jasharin? A ka qenë në Kodrat e Lludeviqit duke shikuar se si i dilte flaka kullës së jasharëve në Prekaz;

Rexhep Selimi para se të shesë patriozëm, duhet të tregojë raportet me Gani Kapitin në Durrës, Fatmir Kajollin në Fier dhe me shumë të tjerë, dhe sa është i zhytur në rrjete të trafiqeve të ndryshme;

Rexhep Selimi para se të shesë patriotizëm duhet të tregojë se përse truprojet e tij duhej ta vrisnin Fetah Rudin, dhe kush kishte dhënë urdhër për këtë? Pse pastaj ata u eliminuan në një aksident komunikacioni? A e quan akt patriotik atentatin daj Fetah Rudit?;

Rexhep Selimi para se të shesë patriotizëm, duhet të tregojë se a kishte zbuluar Arbnor Dehari ndonjë lidhje ndërmjet Albin Kurtit me Dragana Trifkoviqit e njohur si spiune e FSB-së ruse? A janë këto lidhje që mund të jenë krijuar qysh më 1999 gjatë apo para takimit të kryeministrit të Rusisë, Çernomiridin, kur Albini mbahej në burg? A ka qenë kjo arsyeja pse Arbnori mund të jetë eliminuar?;

Rexhep Selimi para se të shesë patriotizëm, duhet të tregojë se kush është “sekretarja” me lidhje dhe kontakte me Dragana Trifkoviqin?.

Dhe pas këtyre dhe shumë të tjerave që do të mund të shtrohen gjatë ditëve apo javëve në vazhdim, do të mund të flasim se kush është i orientuar kah Beogradi, e kush kah Kosova.