“A ishte ‘agresion i NATO-s’, kur ‘Skorpionat’ e Serbisë vranë 14 civilë shqiptarë nga Podujeva”

28.03.2019 17:55:04
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes së 14 civilëve nga familja Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë nga njësitë famëkeqe serbe “Skorpionat”.

Njëzet vjetori i bombardimit të Jugosllavisë nga trupat e NATO-së, nga serbët është cilësuar si një agresion të forcave Veri Atlantike ndaj popullit serb.

Mirëpo kundër këtyre cilësimeve në Serbi, ka reaguar Themeluesja e Fondit Për të Drejtën Humanitare, Natash Kandiq, e cila ka kujtuar rastin e vrasjes së 14 civilëve shqiptarë nga Podujeva, të familjes Bogujevci e Duriqi.

Ajo ka pyetur nëse edhe kjo vrasje e këtyre 14 civilëve është agresion i NATOS.

“Sot 20 vjet më parë, anëtarë të MUP_it të Serbisë, njësiti “Skorpions” kanë vrarë 14 civilë, gra dhe fëmijë të shqiptarëve nga familja Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. Fëmijët u rreshtuan në mur, dhe u gjuajtën me breshëri. A është edhe kjo “agresion i NATO”?”, ka shkruar Kandiq në profilin e saj zyrtar në Twitter.

Kujtojmë se anëtarja e Listës Serbe, Vesna Mikiq, është shkarkuar ditë më parë me urdhër të Haradinajt, nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të aksionin e NATO-së, e kishte cilësuar si agresion.