A ka liria vërtetë emër? Dhe cili ështē ai emër?

23.11.2020 20:55:10

Fadil Maloku                                                                                                                                                          1. Në filozofinë politike dhe në historinë e filozofisë mund të hasni me qindra e qindra definicione e kuptime nga me të ndryshme për konceptin dhe nocionin e lirisë. Por, ky koncept të shumtën e rasteve si botëkuptim sociologjik dhe me “peshën e vetë specifike”, më së shumti e fiton te popujt që tepricën e historisë së qenësimit të vetë e kanë kaluar nën robëri. Andaj duket që fetishizimin e lirisë, më shumë ia jap një populli mungesa se sa prezenca e saj. Ndëkaq, nëse këte koncept provojmë ta katapultojmë në kontekstin e rrethanave të historisë sonë më të re, atëherë duket që merr kuptime nga më të ndryshme. Bile edhe sosh mitike!

  1. Por, çfarë dhe si mund dhe duhet tē kuptohet dhe interpretohet ky koncept? Natyrisht, ka shumë mënyra interpretuese dhe shumë definicione që kryesisht varen nga këndëvēshtrimi, nga qasja, nga ideologjia, nga formimi dhe nga niveli i emancipimit social të individit apo komunitetit. Por, shikuar nga dioptria sociologjike, kryesisht me këtë nocion nënkuptojmë; edhe synimin, edhe shpresën, edhe dëshirën, edhe tendencën, por, edhe botëkuptimin e padyshim edhe idealin për të qenë vetëvetja individuale app kolektive, në konstelacione të caktuara historike e sociologjike. Ndryshe, koncepti apo ky nocion nuk mund dhe nuk duhet të nënkuptonten gjendjen që e konzervon dhe e ushqen një status quo (qoftë ajo; sociale, politike apo edhe sosh kulturore) të caktuar sociale, e aq më pak njëmendësi politike…Madje as edhe një lloj fatpajtimi e ngurtësie të çfardo natyre qoftë ajo.
  2. Liria, mund të thuhet se ēshtë edhe “ushqim” shpirtëror, edhe motiv nxitës, madje edhe ëndërr edhe kauzë e njerzëve dhe popujve qê zakonisht skllavërohen nga pushtues, e shtete më të fuqishme (ekonomikisht e kulturalisht) e shumë më të organizuara ushtarakisht. Liria, thënë edhe më thjeshtë; zakonisht ndërlidhet (po nuk ēshtë e thënun të lidhet!) me emra të përveqëm. Aq më pak me emra dhe figura publike, që na e kufizojnē “shijen” e kësaj lirie (qoftë ajo vetëm liri e shprehjes, mendimit, gjykimit dhe veprimit tonë) individuale e kolektive. Andaj, identifikimi i nocionit të lirisē, sipas “kutit”të emrave të përveçëm të çlirimtarëve, ashtu si na ka mësuar historia e shumë popujve të ndryshëm, po edhe kjo e jona e vonshmja…, mund të bëhet pengesë serioze nē arritjen e lirisë së njëmendët. Sepse, ndryshe ajo nuk do të definohej si pushtim i hapsirave të reja, por, një status quo e arritur njëherë e përgjithmonë dhe për të gjitha kohërat…