Ervin Salianji ka qenë i ftuar në Top Talk për të folur në lidhje me qëndrimin dhe aksionin politik të opozitës jashtë parlamentare në një javë deçizive si kjo kur do të zhvillohet protesta e madhe e radhës e opozitës që është paralajmëruar sërish se do të bëjë ndryshimin.
Më 11 maj është paralajmëruar protesta e radhës e opozitës, e cila dy herët e fundit ka bllokuar disa prej akseve nacionale kryesore, si shenjë e përshkallëzimit të protestave.
Në studio e Top Talk, ishte i ftuar ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili ka folur edhe për protestat e radhës.
Por në studion e Top Talk, Salianji mohoi zërat se brenda radhëve të Partisë Demokratike ka dy qëndrime të ndryshme: Një ai i kreut aktual të partisë, Lulzim Basha, dhe tjetri i ish-liderit Sali Berisha, që sipas zërave kërkon një aksion më të fortë ndaj qeverisë.
“Nuk shoh asnjë dallim në qëndrimet e të dyve. Në të gjitha mbledhjet apo takimet që ne zhvillojmë me të gjitha strukturat, shoh që ka një qëndrim të unifikuar të të gjithë opozitës. Është nga të paktat rastet kur të gjithë grupi paralmmetar, kryesi, e këshill mendojnë njësoj”, tha Salianji.