A po përgatitet PD-ja për bojkotimin e Parlamentit?

26.10.2016 17:07:41

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, kreu i PD, Lulzim Basha, ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se ka kthyer Shqipërinë në një narko-Republikë, për shkak të kanabisit të përhapur në të gjithë vendin.

Më tej ai ka shtuar se PD me aleatët e saj, me Shoqërinë Civile dhe me qytetarët, do të vendosin se çfarë aksioni të përbashkët do të ndërmarrin.

Sa i përket aksionit të radhës politik, Basha nuk përjashtoi si mundësi edhe bojkotin e Parlamentit. Kur u pyet nga gazetarët, ai u përgjigj:

“Pra, ne po diskutojmë të gjithë skenarët e mundshëm, por ne do të përdorim të gjithë hapësirën institucionale për të denoncuar gjithçka derisa ta vendosim me qytetarët për t’u përballur me narkotrafikantët”.