A po thotë Vuk Jeremiq që Serbia të mbështetet në Albin Kurtin e jo në Hashim Thaçin?

03.02.2017 15:38:51

Nga Rexhep Kastrati

Vuk Jeremiqin e mbajmë mend si diplomat serb që ka pasur qëndrime të forta kundër Kosovës, dhe ka punuar fort kundër saj. Mirëpo, po ky Vuk Jeremiq thotë se tesionimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit për fushata zgjedhore. Dhe u desh kaq që të shpërthenin lloj-lloj komenti, sikur Jeremiq të kish zbuluar sot një gjë të tillë, dhe se këta koentuesit dhe të mençurit e dynjasë të fillojnë të vjellin kundër institucioneve të Kosovës. Në fakt, ka nja 18 vjet që vazhdimisht kam shkruar për dy linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, që kontrollojnë edhe mediet dhe shoqërinë civile, që kanë dalë për të realizuar interesa serbe në Kosovë. Dhe Vuk Jeremiq ka konfirmuar pikërisht këtë. Por është çështje: ku ishin që 18 vjet këta farë komentuesish që jo vetëm se nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë të vetme në këtë aspekt, por përkundrazi kanë shumë vite që kanë vjellë kundër presidentit Rugova dhe LDK-së, por edhe kundër gjithë atyre që i kanë mbështetur ata? Nëse kujtojnë se janë harruar fushatat primitive kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova, kundër ushtarakëve të ndryshëm të linjës institucionaliste dhe kundër gazetarëve dhe personaliteteve të tjera që thoshin të vërtetën, atëherë e kanë shumë gabim, sepse kujtesa e popullit është e fortë, si dhe ka shumë dëshmi të shkruara dhe të folura. Natyrisht, është vërtet irituese dhe bajate kur ata që zhvillonin fushata primitive në lartësimin dhe heroizimin e linjës së Tiranës/Kretës që kishte dalë nga takimi Nano – Milosheviq në Kretë për të përmbysur gjithë atë që kishin arritur shqiptarët gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe për të ndarë Kosovën mbi baza etnike, sot e disa kohë çirren si pa të keq. Dhe janë po ata, ose edhe të tjerë të të njëjtës përkatësi që jo vetëm nuk denonconin ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, por bënin lloj-lloj akuzash kundër gjithë atyre që denonconin një ndarje të tillë. Dhe po të mblidhen dhe të publikohen gjithë ato shkrime, gjithë ato komente zanore dhe gjithë angazhimet tjera të tyre kundër atyre që denonconin ndarjen etnike të Kosovës, do të dilnin vëllime librash si dëshmi e fushatave në shërbim të linjës së Tiranës/Kretës, përkatësisht të Serbisë.

Po çka tha në të vërtetë Vuk Jeremiq?

Asgjë pos asaj që dihet: Serbia dhe linja e Tiranës/Kretës, pra edhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste janë bashkë për të nsezur luftë përsëri, sikurse më 1998 nëse është e domosdoshme për të përmbyllur procesin e ndarjes së Kosovës. Paraqitja e tensionimit të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si e bashkërenduar ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit, në fakt, është zbardhje e bashkërendimit që ka ekzistuar edhe në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Ndërkohë, agjenturat serbe, urse dhe të shteteve të tjera aleate të tyre kanë punuar fort që të forcojnë angazhimet destabilizuese në Kosovë, dhe sikurse gjatë viteve të luftës, edhe gjatë këtyre viteve janë bashkë linja e Tiranës/Kretës, linja udbasho-jugosllavokomuniste dhe gjithë strukturat mafiozo-politike që kontrollohen nga agjentura serbe dhe agjentura të tjera kundërshqiptare, por që kontrollojnë mediet, portalet dhe shoqërinë civile. Në fakt, Dragana Trifkoviq është emër i vonë i agjenturave kundërshqiptare që ka në dorë një pjesë të madhe të personaliteteve politike, medietike dhe të shoqërisë civile, pasi që më parë këtë punë e kanë kryer Jovica Stanishiqi, Franko Simatoviqi, por edhe rrjetet mafioze serbe, ruse dhe të shteteve të tjera që operojnë në veri, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe të rajonit, por edhe në shtete të tjera.

Ndërkaq, nuk janë vetëm këto ngjashmëritë ndërmjet bashkërendimeve ndërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste dhe përgjithësisht strukturat mafiozo-politike shqiptare me Serbinë për të tensionuar situatën deri në luftë, me kohën e fundviteve ’90 të shekullit të kaluar. Ngjashmëria është edhe në faktin se si atëherë, edhe tash gjithë këto bashkërendime bëhen kundër rolit udhëheqës që ka pasur dhe që ka LDK në procesin e lirisë, pavarësisë, demokracisë, e tash në procesin e përmbylljes së procesit të shtetndërtimit të Kosovës. Në fakt, SHBA-të dhe aleatët tjerë strategjikë, edhe një herë si gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar ia kanë besuar LDK-së rolin udhëheqës në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe po i qëndrojnë fort mbrapa anagzhimeve të Qeverisë së Kosovës për të përmbyllur këtë proces. Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar ishte presidenti Rugova dhe LDK që e gjunjëzuan Serbinë, kurse tash është kryeministri Mustafa dhe LDK që po e gjunjëzojnë Serbinë. Dhe në të dy rastet, Serbia ka synuar dhe po synon që të shpëtojë me nxitjen e luftës në Kosovë dhe në rajon. Dhe janë përsëri dy linjat: e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste si dhe në përgjithësi strukturat mafiozo-politike shqiptare që po bëjnë gjithçka për të krijuar atmosferë dhe pretekste për një luftë të re që do të bënte të mundur ndarjen e Kosovës dhe humbjen e territoreve të tjera shqiptare në rajon.

Po pse Vuk Jeremiq thotë se tensionimi ishte bashkërendim ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit? Mos ka për qëllim ta djegë Thaçin?

Vuk Jeremiq është diplomat i rryer dhe e di se metodat milosheviqiane nuk janë të dobishme për Serbinë, pasi që Serbia nuk ka ushtri as polici në Kosovë, dhe se tashmë NATO ka përgjegjësinë për ta mbrojtur Kosovën nga agresionet e jashtme. Në anën tjetër, Jeremiq e di se Hashim Thaçi në Presidencë është në një rol transitor që mund ta çojë në Gjykatë speciale, ose ta nxjerrë nga politika, prandaj edhe nuk mund të llogaritet në të. Strategjia që nëpërmjet Thaçit të fuqizohet fronti destabilizues në Kosovë dhe rajon mund të mendohet brenda Serbisë, por jo edhe nga jashtë saj. Vuk Jeremiq e di se strategji të tills luftënxitëse si në kohën e Milosheviqit mund të qëndrojnë në kokat e nxehura të njerëzve të kohës së Milosheviqit, por jo edhe në gjeopolitikat e shekullit XXI, dhe si të tilla mund të dëmtojnë vetëm Serbinë, por jo Kosovën. Së këndejmi, Vuk Jeremiq ka alarmuar opinionin serb se me sjellje milosheviqiane mund të dëmetohet Serbia, dhe se treni e muri etëm dëm i kanë shkaktuar Serbisë. Pra, Jeremiq ka folur si një serb tipik që sheh se si marrëzirat e radikalëve dhe socialistëve serbë rrezikojnë të mos përfundojnë suksesshëm strategjinë për ndarjen e Kosovës, të cilët Boris Tadiq e kishte paraqitur si bashkim të Kosoës me Shqipërinë, dhe të cilën ka marr përsipër ta realizojë Albin Kurti dhe sekta e tij okulte. Pra, mund të kuptohet edhe si orentim kah Albin Kurti dhe kah sekta e tij okulte, me bindjen se koha e tij po vjen, ndërkohë që koha e Hashim Thaçit ka ikur. Përveç kësaj, deklaratën e Jeremiqit duhet kuptuar edhe si mesazh për vetë Serbinë që drejtuesit aktualë të shtetit serb nuk janë alternativa e duhur, pasi koha e tyre ka ikur, kurse koha tashmë është për rikthmin e linjës së moderuar të Boris Tadiqit, që bashkë me Albin Kurtin dhe sektën e tij të realizojnë platformën e tij për ndarjen e Kosovës duke e paraqitur si bashkim të saj me shtetin shqiptar.