A u pastrua në fakt Kosova nga mbeturinat?!

25.02.2019 16:59:56

Se sa e ruajmë apo e mirëmbajmë mjedisin, qoftë në zonat rurale, apo edhe në ato urbane dhe rrugët qendrore të Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës, më së miri dëshmojnë pamjet e çdo ditshme mjaft tmerruese. Muaj më parë, nga përfaqësues të një organizate që ishte angazhuar në pastrimin e mjediseve anë e mbanë Kosovës, u tha goxha me pompozitet se janë pastruar shumë lokalitete, ambiente të ndotura, si dhe janë grumbulluar dhe larguar mijëra e dhjetëra mijëra tonë mbeturina! Edhe sot disa muaj pas përfundimit të aksionit tremujorë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “Pas aksionit të suksesshëm tremujor për pastrimin e tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave, jemi të angazhuar që të aplikojmë praktikat më të avancuara për ruajtjen e mjedisit”. Kështu, kryeministri Haradinaj, ka thënë gjatë takimit me drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomike Amerikane, Michelle Thatcher. Ja fotot e më poshtme, dy muaj më parë, për të cilat janë njoftuar përfaqësuesit e “Lets do it”, si dhe fotot e bëra sot vetëm në dy rrugë të kryeqendrës sonë. Mbeturinat, si dhe këto vetura që kanë bllokuar trotuaret e këmbësorëve, në rrugën “B”janë edhe më shumë se ajri i ndotur në dhe rreth kryeqytetit! J.B./