A u shkarkua drejtori i Aviacionit Civil për shkak të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Grenelli?

13.05.2020 09:39:07

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka folur sot për shkarkimin që i është bërë mbrëmë Eset Berishës, drejtor në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.

Kurti nga gazetarët është pyetur se a është arsyeja e vërtetë e shkarkimit, marrëveshja e nënshkruar në Berlin me Serbinë, nën ndërmjetësimin e emisarit të Trumpit, Richard Grenell, shkruan lajmi.net.

Kryeministri në përgjigjen e tij ndaj kësaj pyetje, nuk ka dashur të jap detaje tjera, duke ftuar të lexohet vendimi për shkarkimin e tij.

“Shkarkimi ka ndodhur mbrëmë. Deklarata e Mustafës është ditë më herët. Për të gjitha këto do të përgjigjem në konferencën për media, pas mbledhjes së qeverisë. Lexoni vendimin, nuk kam çka i shtoj asgjë vendimit”, i është përgjigjur Kurti pyetjes së gazetarit.

Eset Berisha u bë i njohur për nënshkrimin e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë – Beograd. Marrëveshja e nënshkruar më 20 janar të këtij viti në Berlin dhe ishte inicuar e ndërmjetësuar nga administrate amerikane, përkatësisht i dërguari i posacëm i presidentit Trump për dialog mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell.

Kjo marrëveshje ishte përshëndetur edhe nga vet Trump.