AAK: Angazhimi për kthimin e Haradinjat është obligim shtetëror e jo vullnetar.

08.01.2017 14:49:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është shprehur shumë e zhgënjyer me angazhimin e institucioneve në lidhje me lirimin e z.Haradinaj. Sipas tyre, angazhimi për kthimin e Haradinjat është obligim shtetëror e jo vullnetar.

AAK, shpreh zhgënjimin e saj me komoditetin e Institucioneve shtetërore të Kosovës, në raport me rastin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet ende në Francë.

Reagimi përmes deklaratave i Qeverisë së Kosovës, i Presidentit, apo mosgatishmëria e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtzakonshme për Rastin Haradinaj dhe të njejtin ta shtyjë për të marten, me arsyetim se nuk po mund t’i mbledhim deputetët, janë qasje jo-shtetërore dhe si të tilla të papranueshme.

Ndalimi i Haradinajt në Francë, për motive politike e jo të drejtësisëë, nuk ka të bëjë me individin qoftë ai edhe ish Kryeministri i vendit, por me Kosovën si shtet e si shoqëri.

Prandaj përfaqësuesit e Shtetit duhet ta kuptojnë se angazhimi për kthimin e Haradinajt në Atdhe, është obligim shtetëror dhe jo çështje e vullnetit!

Ne u jemi mirënjohës mijëra qytetarëve në të gjitha anët e Globit, të cilët i janë vënë në krah Ramush Haradinajt, dhe nuk mund të mos e themi se përsonat që drejtojnë Kosovën, nuk janë as në bisht të këtij angazhimi të interesit nacional.

Njëkohësisht e kuptojmë revoltën dhe mllefin e mijëra njërëzve karrshi kësaj padrejtësie që po i  bëhët Kosovës si shtet, dhe Haradinajt si vlerë e tij, por i lusim qytetarët që të mos e pranojnë logjikën e konfrontimit dhe të përdhosjes së simboleve të shtetëve tjera, sepse kjo nuk është në kulturën tonë.

Ta mbështesim Haradinajn me dinjitet, siç është ai vet!