AAK bojkoton Kuvendin deri më 6 prill

02.03.2017 13:38:11

Grupi Parlamentar i AAK-së ka marrë vendim që ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës deri më datën 6 Prill 2017.

Sipas AAK-së, ky vendim ka ardhur pasi janë të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Kosovës; Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Në komunikatë poashtu thuhet se deputetët e AAK-së kanë vendosur për këtë masë, “me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”.