AAK dënon sulmin ndaj Valon Sylës: Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë

22.12.2020 14:48:23

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Përmes një njoftimi për media AAK thotë se çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë.

Njoftimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë. Liria e fjalës është universale, andaj askush dhe në asnjë formë, nuk ka të drejtë cenimin e saj. AAK – Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me publikun.